Neslihan Atagül, e cila prej shumë vitesh është e martuar me kolegun e saj Kadir Doğulu, ka bërë të ditur se është shtatzënë.
Çifti Neslihan Atagül dhe Kadir Doğulu, të cilët u njohën në xhirimet e ‘Fatih Harbiye’ dhe nisën një lidhje dashurie, u martuan në vitin 2016 me një dasmë madhështore. Çifti, i cili e mbajti martesën e tyre larg syrit të publikut, bëri të ditur lajmin e bukur.
Aktorja e cila prej kohësh përflitet për shtatzëni, ka shpërndarë një postim në llogarinë e saj në Instagram duke prekur barkun, ku ka shkruar: “Këtë ‘lumturi’ donim ta mbanim private edhe për pak, kjo ishte e drejta jonë. .. Shkurtimisht, ne jemi të lumtur, të kënaqur dhe të mirë.”
Ajo ka etiketuar bashkëshortin e saj Kadir Doğulu në postim dhe ka çaktivizuar komentet. Kadir Doğulu, nuk ka bërë asnjë deklaratë por ka shpërndarë postimin e gruas në llogarinë e tij në Instagram.