E premte, 20 Shtator, 2024

Lamtumira nga Arsenali, ja pse Xhaka nuk është penduar: Bayer Leverkusen është dy hapa përpara…

Mesfushori veteran tashmë pranon se gara e kampionatit kundër Bayern Munich do të jetë shumë e vështirë: “Ne e dimë që presioni do të jetë pak më i lartë tani se sezonin e kaluar.

Sigurisht që duam të jemi në gjendje ta përballojmë mirë presionin. Prandaj është e nevojshme që ne, lojtarët më me përvojë, të tregojmë veten. Të punojmë së bashku me të rinjtë dhe të mos mendojmë se gjithçka do të zgjidhet vetë”.

Duke bërë një hap prapa, në verën e vitit 2023, kur zgjodhi të largohej nga Arsenali për t’u transferuar te Leverkusen, Xhaka shtoi: “Për mua nuk ishte një hap prapa, por dy hapa përpara. Kisha parandjenjën e saktë, duke diskutuar me trajnerin (Xabi Alonso) dhe Simon Rolfes u binda se diçka e veçantë mund të ndodhte këtu në vitet e ardhshme”.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit