E enjte, 19 Shtator, 2024

Aksident i frikshëm/ Makina me turistë bie në kanalin e Butrintit, dy të plagosur

Drejtuesi i mjetit duket se nuk e ka parë kthesën që të çon në vendin e quajtur “Lundra” dhe ka përfunduar në kanal. Menjëherë banorë të zonës që kanë parë skenën, janë hedhur në ujë duke nxjerrë nga automjeti që po fundosej një çift të huajsh.

Banorët u kanë dhënë ndihmën e parë duke i nxjerrë nga uji. Ata janë identifikuar si Onno J Van Helden 53 vjeç nga Holanda dhe Dajana Murai 34 vjeç nga Brazili. Gjendja e 53-vjeçarit paraqitet kritike, ndërsa e 34-vjeçares më e stabilizuar. Të plagosurit do të nisen me autoambulancë drejt Tiranës për mjekim më të specializuar. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit