E diel, 24 Nëntor, 2024

U akuzua si përgjegjës për sulmin në Izrael ku u v*ranë 12 fëmijë, v*ritet komandanti i lartë i Hezbollahut

Muhsin Shukr, i njohur gjithashtu si Fouad Shukr, kreu i krahut operacional të Hezbollahut, u vra në një sulm izraelit në Libanin jugor të martën. Lajmi bëhet i ditur nga Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF).

Zëdhënësi i IDF njoftoi se dje, më 30 korrik 2024, në një operacion të shënjestruar të vrasjes, avionët luftarakë sulmuan zonën e Bejrutit, nën drejtimin e agjencisë së inteligjencës AMN, dhe vranë Fuad Shukr “Sayyid Muhsan”, komandantin e lartë ushtarak të Hezbollahut, kreu i formacionit strategjik të organizatës terroriste dhe krahu i djathtë i Hassan Nasrallah.

Në një deklaratë, IDF tha se Shukr kishte drejtuar sulmet e Hezbollahut në shtetin e Izraelit që nga 8 tetori dhe ishte komandanti përgjegjës për vrasjen e 12 fëmijëve në Majdal Shams në Izraelin verior të shtunën mbrëma, si dhe akuzohet për vrasjen e shumë izraelitëve dhe shtetasve të huaj. Ai ishte gjithashtu akuzohet si përgjegjës dhe për shumicën e armëve më të avancuara të Hezbollahut, duke përfshirë raketat e drejtuara me saktësi, raketat e lundrimit, raketat kundër anijeve, raketat me rreze të gjatë veprimi dhe UAV-të.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit