E premte, 13 Shtator, 2024

E trishtë në Itali! E zë zetori poshtë, humb jetën shqiptari

ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Itali. Fermeri shqiptar, Alltan Visha, 47 vjeç, ka humbur jetën pasi traktori që drejtonte u përmbys dhe e zuri poshtë. Shqiptari jetonte në Roveré della Luna, ndërsa aksidenti ndodhi brenda një ferme në Salorno.

Policia dhe shërbimet mjekësore arritën menjëherë pas telefonatës së urgjencës, por Visha nuk arriti të shpëtohej. 47-vjeçari kishte ndërruar jetë vendngjarje si pasojë e plagëve të marra, shkruajnë mediat italiane.

Përveç ndihmës mjekësore, në vendngjarje mbërritën edhe zjarrfikësit për të bërë të sigurt zonën e prekur nga aksidenti dhe më pas të largonin mjetin bujqësor. Policia ka nisur hetimet për aksidentin e rëndë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit