Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bën më të dukshme vranësirat në zonat malore, por gjithashtu vranësirat do të shfaqen përkohësisht edhe në ultësirën perëndimore. Orët e mbrëmjes dhe natës vonë largojë vranësirat nga një pjesë e mirë e vendit tonë.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.