Një shpërthim ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Tiranë. Policia thotë se ngjarja ka ndodhur pak pas mesnatës në rrugën “Reshit Çollaku” në Tiranë.
Sipas policisë shpërthimi ka qenë i ngjashëm me lëndë plasëse ose lëndë piroteknike. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.
“Më datë 01.08.2024, rreth orës 01:15, në rrugën “Reshit Çollaku”, në një kantier në ndërtim, është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike. Si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar”- thotë policia.