Rama tha se është thyer rekordi i hyrjeve në vendin tonë në një ditë të vetme. Kreu i qeverisë tha se këtë vit ka më tepër njerëz që shpenzojnë në Shqipëri. Rama tha se Shqipëria do ta fitojë sfidën e saj dhe se do jetë kampione e turizmit në rajon.
“Ju përshëndes nga Dhërmiu. Mbrëmë kam marrjen të dhënat për hyrjet në Shqipëri, nga aeroporti kanë hyrë 1.2 milionë pasagjerë, mbi 350 mijë më shumë. Këtë korrik ështe hyer rekordi i hyrjeve në një ditë të vetme, 44 mijë. Aeroporti ka bërë deri në 252 fluturime për 24 orë. Për shifrat e aeroportit nuk thonë dot gjë as ata gojët me qime, të atyre që nuk pushojnë duke thënë se na qenkërka zbrazur Shqipëria nga shqiptarët e nga turistët. Por, Aeroporti i Tiranës është në krye të aeroporteve në Europë për rritjen relative me vitet paraardhëse. Ndërsa, për numër pasagjerësh në vlerë absolute, Aeroporti i Tiranës ka kaluar dhe atë të Beogradit.
Edhe shifrat e hyrjes në Morinë, tregojnë se gjatë një viti kanë kaluar 175 mijë makina më tepër se vjet. Ideja që shqiptarët e Kosovës e paskan braktisur Shqipërinë është një zero me xhufkë. Ka më shumë njerëz që shpenzojnë më tepër në vendin tonë. Ky është një sezon shumë i mbarë për vendin tonë. Sigurisht që ka shumë gjëra për të korrigjuar, për ta bërë Shqipërinë një vend, të preferuar akoma më tepër për turistët. Shqipëria 2030 është një sfidë, që do ta fitojmë. Shqipëria do jetë kampione e turizmit në rajonin tonë. Pushime të mbara”, tha Rama.