Zjarrfikësit janë lajmëruar rreth orës 18:30 për aksidentin fatal, më pas ndërhynë ekipe speciale dhe vullnetarë. Disa civilë gjithashtu u hodhën në ujë për ta shpëtuar. Në total, rreth 50 njerëz u përpoqën të ndihmonin dhe ta shpëtonin nga mbytja Opoku-Mensah.
I riu në fakt është reanimuar dhe është dërguar në spital, ku më pas ka humbur jetën. Zëdhënësja e policisë lokale Julia Schindler foli për episodin: “Djali, së bashku me adoleshentë të tjerë, kishin shkuar në Bertasee.
Po hetojmë për të rindërtuar rrethanat, që më pas sollën aksidentin dhe epilogun tragjik”. Dyseldorfi ka pezulluar të gjitha aktivitetet e ekipit të të rinjve për një kohë të pacaktuar.