Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka reaguar në lidhje me zgjedhjet në Himarë, ku përmes një postimi në Facebook, shprehet se nuk ka asnjë problematikë dhe se të gjitha qendrat e votimit janë të hapura.
Celibashi ndër të tjera shkruan se identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe se procesi vijon normalisht.
“Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës”, përfundon postimin e tij, Celibashi.
Prej orës 7 të mëngjesit ka nisur procesi zgjedhor për kryetarin e Bashkisë Himarë.
Të gjithë qendrat e votimit në Bashkinë Himarë janë hapur sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor. Identifikimi i zgjedhësve po bëhet përmes pajisjes elektronike të identifikimit (PEI) dhe nuk janë raportuar problematika.
Procesi i votimit po ecën normalisht dhe pa problematika. Të 36 qendrat e votimit do të jenë të hapura deri në orën 19:00, në mënyrë që qytetarët e Himarës të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.