Sipas MeteoAlb, Shqipëria do të gjendet nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominues gjatë orëvetë paradites, por herë pas-here priten edhe vranësira të lehta e kalimtare.
Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira më të shpeshta në territor ku më të theksuara vranësirat do të jenë në ekstremin verior si edhe në juglindje të Shqipërisë por nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të lehtë si në vlerat minimale edhe në ato maksimale duke luhatur vlerat ditore nga 15°C vlera minimale deri në 37°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi kryesisht veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3-4 ballë.