Këngëtari i njohur Rigels Rajku, i njohur me nofkën Noizy, është duke u kërkuar nga Policia e Kosovës pas incidentit në një diskotekë në Pejë.
Burime të Insajderit kanë treguar se policia është duke e kërkuar intenzivisht për të arrestuar reperin.
Burimi ka thënë se ka dyshime se ai aktualisht ndodhet brenda Kosovës dhe ka përformuar në një nga klubet në Prishtinë.
Policia e ka zhvilluar kërkime tek DJ personal i reperti në lagjen “Dragodan”. Por, sipas informacioneve jo zyrtare, policia i ka lënë ftesën për Noizyn që të paraqitet në stacion policorë, por i njëjti nuk është paraqitur.
Siç duket, një tjetër diskotekë e pret sonte Noizyn për një tjetër ndejë, ndonëse Policia e Prokuroria janë vënë në ndjekje të tij.
Disoteka ‘Stop’ në Gjilan njoftoi mbrëmë se Noizy të hënën do të mbajë një koncert aty.
Operacioni për kërkimin e Noizyt është duke u realizuar me urdhër të Prokurorisë në Pejë.
Ndaj reperit, Policia e Kosovës tashme ka lëshuar një flet arrest pasi i njëjti nuk është paraqitur në stacion policor pas ftesës nga institucioni.
Lajmin e ka konfirmuar Shkodran Nikçi- zëdhënës i Prokurorisë në Pejë.
“I njëjti nuk është paraqitur në stacionin policor për intervistim, i bëjmë apel këngëtarit që të paraqitët tek organet kompetente” ka thënë Nikçi.