Dashi – Ditën e hënë Mërkuriu kthye në prapavijë në shenjën e Virgjëreshës kështu që sigurohuni që gjithçka është në rregull. Nuk është momenti të nxitoni apo shtyni afatet. Jepini vetes hapësirë për të përfunduar detyrat. Neglizhenca është armiku juaj në këtë moment kështu që paraprini gjithçka për të shmangur keqkuptimet që mund të ndodhin.
Demi – Me Mërkurin në prapavijë do të zhyteni në kënaqësitë e së shkuarës. Është koha të ktheheni te hobet e dikurshme dhe pasionet që i keni lënë mënjanë për arsye të ndryshme. Ka gjasa që në to të gjeni çelësin e përmbushjes. Nostalgjia mund t’ju përballë me dikë nga e shkuara. Tregohuni mendjehapur dhe kureshtarë ndaj kësaj situate.
Binjakët – Mërkuri ju jep shenja që të ‘pastroni’ çdo cep të jetës tuaj. Kjo s’ka të bëjë vetëm me hapësirën fizike, por edhe mendore e dixhitale. Përvishni mëngët dhe futjuni punës.
Gaforrja – Në tre javët në vazhdim vëmendja juaj do të jetë te disa çështje administrative që do ju stresojnë paksa. Nëse punoni për to, do të mund të largoheni nga kaosi dhe të qetësoheni mendëisht. Kushtojini vëmendje detajeve të vogla në dokumentet e rëndësishme. Shkronjat e vogla në fund të faqes janë më të rëndësishme se kurrë në këtë moment.
Luani – Kujdesi është miku juaj më i mirë në këtë periudhë për shpenzimet financiare. Tregohuni të kujdesshëm, organizoni çdo faturë apo email. Bëjini lëvizjet financiare me saktësi. Qëndroni vigjilentë dhe do ia dilni mbanë edhe kësaj prapavije të Mërkurit.
Virgjëresha – Do të ndiheni si mbi gjemba dhe do të shihni çdo gabim. Me planetin tuaj udhëheqës në prapavijë do të amplifikohet tendenca juaj e përsosmërisë. Të gjithë, edhe ju mund të gaboni gjatë prapavijës. Në vend që të kërkoni perfeksionin, pranojini vetes që gabimet janë pjesë e të mësuarit.
Peshorja– Farat që keni mbjellë e më pas harruar janë gati të lulëzojnë siç nuk e kishit menduar. Në javët në vijim, ngjarjet do ju kujtojnë përpjekjet e vjetra, me gjasë aty ku më parë s’keni parë progres. Kjo fazë ju kujton fuqinë e durimit dhe rëndësinë e punës së bërë më parë.
Akrepi – Planeti i komunikimit po ju nxit që t’i ktheheni marrëdhënieve t ë së shkuarës. Një takim i papritur mund të jetë mundësia për të zgjidhur çështje të lëna pezull apo rizbulimin e një lidhjeje që ka pasur rëndësi për ju. Përfshihuni në biseda që mund t’ju shërojnë ose rindezin pasionet e humbura. Kthimi pas do ju ndihmojë të ecni përpara duke forcuar mendjemprehtësinë.
Shigjetari – Tre javët në vazhdim s’janë momenti për të nxituar me projektet apo marrëveshjet e reja. Shihni me kujdes gjithçka, lexoni çdo paragraf, pyesni dhe merrni mendimin e të tjerëve. Vonesat mund të funksionojnë në favorin tuaj sepse mund të zbuloni gabimet dhe të rimendoni strategjinë.
Bricjapi – Disa probleme do të ngadalësojnë progresin, sidomos në udhëtime apo mësimin e diçkaje. Megjithatë, këto vonesa do t’ju nxisin që të jeni të vëmendshëm. Do të siguroheni që gjithçka është në rregull përpara se të veproni dhe kjo do t’ju shmangë ankthin.
Ujori – Do të zgjidhni çdo çështje që ju pengon. Është koha për një retrospektivë për të analizuar dhe kuptuar natyrën e pengesave që ju dalin përpara. Mund të jetë një bindje e shkuar, një dështim apo konflikt i pazgjidhur. Ndikimi i Mërkurit do ju ndihmojë që të analizoni gjithçka me saktësi.
Peshqit – Dikush nga e shkuara mund të rishfaqet dhe do ju ndihmojë me projektet e së tashmes dhe përmirësimin e jetës. Merrni më të mirën nga këto takime dhe tregohuni mendjehapur e kureshtar. Lidhjet që rigjeneroni tani mund të jenë shumë të rëndësishme për aspiratat tuaja ose të paktën t’ju bëjnë të qeshni dhe të forconi marrëdhënien