E hënë, 25 Nëntor, 2024

Humbja në Himarë, Basha pyet Berishën: Nëse me Ramën s’ka zgjedhje, pse bëre pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!

“Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse “revolucioni” u kthye në pazar për amnistinë dhe mbylljen e listave?!
Kur me Ramën nuk ka zgjedhje, pse bashkove votat për amnistinë duke liruar hajdutët e votave të PD?!
Nëse me Ramën nuk ka zgjedhje, pse e shkatërrove komisionin e Reformës Zgjedhore dhe hodhët në koshin e plehrave rakomandimet e OSBE/ODHIR?!”- shkroi Basha pak minuta më parë.

Ndërsa, në mesditë, në një reagim të gjatë në mesditë Basha u shpreh se Sali Berisha ka shitur demokratët për të mbrojtur veten, sepse nuk ka as hallin e Himarës, as hallin e Shqipërisë, por vetëm hallin e tij.

Reagimi i Bashës

Sali Berisha ka shitur demokratët për të mbrojtur veten, sepse nuk ka as hallin e Himarës, as hallin e Shqipërisë, por vetëm hallin e tij.
Demokratët dhe qytetarët e Himarës janë viktimë e pazarit Rama-Berisha. Tani kishte vulën, komisionerët dhe fondet, me të cilat justifikohej për humbjen dërrmuese të 2023, po sot pse e humbi Himarën?! Sepse interesi i tij nuk është fitorja, por përdorimi i PD-së si strehë për të mbrojtur interesat e tij dhe familjes së tij.
Pasi amnistoi të korruptuarit bashkë me Ramën, pasi mbylli listat bashkë me Ramën, Sali Berisha nuk mund të mashtrojë më për dorëzimin toptan të opozitës në këmbët e ortakut të tij.
Po! Edi Rama është shkatërruesi i zgjedhjeve në Shqipëri. Ai, ashtu si Sali Berisha, është i gatshëm të bëjë gjithçka për interesin e tij.
Sali Berisha mbrojti vjedhjen e zgjedhjeve nga Edi Ramën në 2021 vetëm se i interesonte të më sulmonte dhe fajësonte mua, ndërsa sot vazhdon të justifikohet për të pestën herë brenda 2 vitesh për humbje zgjedhjesh, edhe pse demokratëve u premtoi në foltoret e 2021 se ai do e shporrte Ramën për 6 muaj.
Por u ul në prehrin e Edi Ramës, amnistoi me votat e tij të korruptuarit e Edi Ramës, shkatërroi Reformën Zgjedhore, gënjeu se do të merrte qeveri teknike e të drejtën për lista koalicionesh kur në fakt bashkoi votat me Edi Ramën për të mbyllur listat, e në këmbim Rama i dha në shkelje të çdo ligji vulën e PD si dhe bashkoi votat me Edi Ramën për të vënë nën kontrollin qeveritar KLSH.
Sot nuk ka revolucion, nuk ka rrëzim të Ramës, ka vetëm pazar, pazar përmes të cilit Rama i jep vulën dhe Berisha i dhuron pushtetin. Ajo që Rama dhe Berisha orkestruan në Himarë, është parathënia e asaj që duan të bëjnë në zgjedhjet e ardhshme në gjithë Shqipërinë.
Ky pazar i nisur pas 9 shtatorit 2021 është edhe një pazar kundër SPAK, kundër ndryshimit, kundër Shqipërisë.
Shqiptarët meritojnë më shumë, ndaj ne do të qëndrojmë të vendosur kundër korrupsionit dhe bashkëpunimit politiko-financiaro-mediatik ku janë shkrirë në një parti të vetme Edi Rama dhe Sali Berisha.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit