Një tjetër aksident dramatik ka ndodhur në galeritë e kromit në Bulqizë.
Njoftohet se një minator që po punonte në brendësi mbeti i dëmtuar rëndë pas shembjes së një sasie gurësh e minerali.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, në Zonën D të galerive. Njoftohet se minatori i plagosur është identifikuar si Naim Alla, 34 vjeç.
Ai është dërguar me urgjencë drejt spitalit dhe njoftohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumës, teksa ka marrë fraktura në trup dhe kokë. Fillimisht u dërgua me ambulancë në spitalin e Bulqizës dhe aty u rekomandua mjekim më i specializuar drejt Tiranës.
Policia vendore nisi hetimet për ngjarjen, duke bërë verifikime dhe marrje në pyetje të dëshmitarëve dhe përfaqësuesve të tjerë, për të vlerësuar kushtet e sigurisë në punë dhe nëse janë respektuar rregullat. /btvnews.al