E mërkurë, 27 Nëntor, 2024

Pamje të rënda/ E reja dhunohet me gotë në fytyrë në një restorant në Tiranë! Publikon mesazhin kërcënues: Dhuratën e ke nga…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së martës në një restorant në kryeqytet.

Vajza e identifikuar si Klea Prenga, ka denoncuar me pamje dhe me emra, sesi është dhunuar teksa ishte duke ngrënë darkë.

Ajo thotë se dikush e ka goditur nga pas dhe i theu një shishe qelqi në fytyrë, ndërsa fajtor për këtë sulm bën Mariela dhe Antonela Berisha. Kjo e fundit është e njohur për publikun.

Sipas njoftimit të policisë, po punohet për lokalizimin Antonela Berishës 28 vjeçe dhe Marinela.B 28-vjeçe, të dyja banuese në Tiranë. Mbi të dy vajzat rëndon vepra penale “Plagosje e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit