E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Dibër/ Situatë e qetë në pediatri

Mjeku pediatër pranë spitalit rajonal Dibër, Filip Cfarku thotë se situata është normale, ku numri i vizitave janë kryesisht për infeksionet gastrointestinale, që vijnë nga ushqimet e pakontrolluara. Ka pasur fluks të shtuar nga pickimet nga insektet.

Një nga fëmijët e moshës 10 vjeç është paraqitur në situatë të rëndë nga pickimi i grerëzës, por rasti është menaxhur mirë nga ana e personelit spitalor. Mesatarisht paraqiten në pediatrinë e spitalit rajonal të Dibrës rreth 30-40 vizita në ditë, veç të shtruarave në repartin e pediatrisë.

Nga ana tjetër, mjeku pediatër pranë spitalit Rajonal të Dibrës Filip Cfarku thotë se fëmijët duhet të konsumojnë më shumë lëngje dhe t’i shmangen pikut të vapës nga ora 10 deri ora 16. Ai thekson se nuk duhen marrë medikamente pa vizitë dhe konsultë për çdo diarre të thjeshtë që mund të shfaqet tek fëmijët. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit