DIBËR- Ardiklajd Metra, nga Burreli, është arrestuar nga policia pasi është kapur me pistoletë në makinë, të cilën ka dashur që ta fshehë duke e hedhur në tarracën e një lokali.
23-vjeçarit iu gjet dhe iu sekuestrua po ashtu municio luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”.
Drejtuesi i mjetit kur ka konstatuar pikën e kontrollit, ka hedhur pistoletën nga automjeti i tij, në tarracën e një lokali dhe ka mundur të largohet. Shërbimet e Policisë falë veprimeve të shpejta profesionale kanë bërë të mundur identifikimin, lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar shtetasi A.M., 23 vjeç, banues në Burrel.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, municion luftarak, fitil zjarrpërcjellës, një kapsollë detonator dhe automjeti tip “Benz”, me të cilin lëvizte 23-vjeçari.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.’- njofton policia.
/btvnews.al