E premte, 22 Nëntor, 2024

Parashikimi i motit, 13 Gusht 2024

Sipas MeteoAlb, Pritet devijim i valëve të nxehtit afrikan duke sjellë edhe freskim të lehtë të motit në territorin shqiptar.

Megjithatë orët e paradites do te mbizotërohen nga moti i kthjellët ndërsa pas mesditës dhe në vijim do të ketë prezencë të vranësirave në të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar rrebeshe shiu në skajin verior të vendit.

Temperaturat e ajrit do të do të rriten lehtë në mëngjes, por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 20°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 39°C vlera më e lartë përgjatë Ultësirës Perëndimore.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi permanent Jugperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit