Një 68-vjeçar do të procedohet penalisht, pasi akuzohet se ndezi zjarr për të pastruar kullotën e tij dhe dogji 2 ha tokë. Ngjarja ndodhi në fshatin Kongrazhd në Burrel.
Rexhep Neli akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
“Ndezi zjarr në fshatin Kongrazhd, për të pastruar kullotën e tij dhe si pasojë u dogjën 2 ha tokë, procedohet penalisht 68-vjeçari. Si rezultat i hetimeve të kryera me qëllim identifikimin dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin R.N., 68 vjeç, banues në fshatin Drita, Burrel.