E martë, 26 Nëntor, 2024

Vatër e madhe zjarri në fshatin Gjuras, Bulqiza plotësisht nën “pushtetin” e flakëve

Prej më shumë se dhjetë ditësh masivi pyjor me pemë halore në fshatin Tërnovë të Njësisë Administrative Zerqan në Bashkinë e Bulqizës është nën pushtetin e flakëve. Zjarri i rënë në një nga masivet më të bukura të Bulqizës me pemë shekullore ka shkaktuar dëme të mëdha pasi sipërfaqja ka arritur në dhjetra hektar.

Ndërhyrja nga toka ka qenë jo efektive pasi nuk është arritur që zjarri të vihet nën kontroll të plotë ndonëse kanë punuar dhjetra forca të shërbimit zjarrfikës, të pyjeve, administrata e bashkisë dhe forcat e Armatosura.

Zjarri ka rritur perimetrin e tij i ndihmuar nga era e fortë dhe thatësira. Për shkak se zona ka mbetje drusore të vjetra, flakët riaktivizohen edhe në ato zona ku është ndërhyrë nga toka.

Ndërkohë, një tjetër vatër zjarri është shfaqur në fshatin Gjuras të Njësisë Administrative Shupenzë po në Bulqizë. Flakët po djegin masivin pyjor me dushqe në këtë zonë, ndërsa shuarja e tyre është e vështirë për shkak të kapaciteteve të vogëla të Bashkisë Bulqizë.

#btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit