E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Jam mirë”/ Stresi reagon sërish nga arratia, këtë herë tregon “vendndodhjen

Stresi ka reaguar sërish nga arratia si i akuzuar për përfshirje në sherrin në Pejë. Në një intervistë ekskluzive për “Indeksonline”, reperi shprehet se ndodhet rreth 300 km larg Tiranës, në gjendje të mirë shëndetësore.

Teksa thekson se është i pafajshëm në këtë ngjarje bashkë me Noizy-n dhe DJ e tij, ai shprehet se pasi të përfundojë çështja kanë projekte të mëdha. Sakaq vendimin për të ekstraduar Noizy-n ai e quan absurd dhe një gjë që nuk do të ndodhë pasi çështja do të përfundojë në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën “arrest në burg” për Noizyn dhe për Bahtjar Bajraktarin, mikun e tij.  Vendimi është marrë me qëllim ekstradimin e tyre drejt Kosovës. Ata u arrestuan në Lezhë dhe me kërkesë të autoriteteve të Kosovës, akuzohen së bashkë me disa persona të tjerë kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të “TikTok”-ut. Ngjarja ka ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë pak ditë më parë

Artikuj te ngjashem

Me te fundit