Në oborrin bosh të selisë, lajmin e vetëm duket se e prodhon një automjet Range Rover i parkuar, të cilën Lulzim Basha e përdorte në kohën kur drejtonte Partinë Demokratike.
Automjeti nuk është aseti i vetëm që duhet tek shkojë tek i Zoti. Lulzim Basha nuk ka të drejtë të “fusë” më duart as në arkën e partisë, për shkak se tashmë financat e PD-së janë në proces transferimi tek organi drejtues i Partisë Demokratike që në gjykatë rezulton të jetë Komisioni i Rithemelimit, i cili nuk ka çuar ende financierët për të marrë në dorëzim administrimin e parave pasi po ndjek të gjithë procedurat ligjore për këtë proces.
Jo shumë larg selisë qendrore, një tjetër godinë mban të shkruar mbishkrimin: “Partia Demokratike e Shqipërisë”. Zyrat ku Lulzim Basha ushtron aktivitetin e tij politik, prej qershorit qeraja e tyre nuk paguhet më me paratë e partisë që kontrollohen nga Sali Berisha.
Ish-kryetarit demokrat i është kërkuar të kthejë bashkë me arkën e partisë dhe simbolet, por Lulzim Basha ka vendosur të mos heqë dorë edhe për pak kohë nga ëndrra e tij për të rimarrë sërish kontrollin e partisë, duke i mbajtur shpresat tek rekursi i bërë në gjykatë. /btvnews.al