Egla Ceno vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar pas përfundimit të Big Brother Vip 3 nga e cila ajo doli fituese.
Çdo postim i saj ngjall kuriozitet te ndjekësit ndërsa ajo ka vendosur sot t’u përgjigjet pyetjeve të tyre në një video live. Ndër të tjera fituesja e formatit të famshëm ka bërë një deklaratë të papritur ku u shpreh se nuk e ka marrë ende çmimin e madh prej 100 mijë euro dhe se askush nuk e ka kontaktuar.
“Nuk e kam marrë akoma 100 mijëshen e Big-ut. Nuk e kam marrë akoma. Janë me pushime. Nuk më kanë kontaktuar, s’kam kontaktuar njeri“, është shprehur ajo.
Kjo nuk është hera e parë që produksioni dhe “shefat” e Big Brother Vip përballen me kritika dhe ankesa nga ish-banorët dhe fituesit. Duket se premtimet me dhurata dhe çmime janë fasadë për sa kohë që ato vonojnë e harrohen me muaj të tërë. /btvnews.al