Dashi – Do të jeni shumë euforikë gjatë kësaj dite. Të dashuruarit do të ndihen më të dëshiruar nga partneri, ndërsa beqarët do të kenë mundësi reale për të hedhur hapat e para drejt një lidhjeje të qëndrueshme. Edhe financat do të jenë goxha të mira.
Demi- Ditë shumë e qetë dhe pa asgjë të jashtëzakonshme kjo e sotmja. Do të ndiheni mirë ashtu si jeni dhe do të jetoni çdo moment si ta ndjeni. Në planin financiar duhen shmangur operacionet e rrezikshme. Nuk është ende koha për hapa të mëdhenj.
Binjakët- Debatet dhe mosmarrëveshjet në çift do të jenë të shumta gjatë kësaj dite. Nuk do të doni në asnjë çast ta toleroni partnerin dhe do të kërkoni gjithmonë të dalë e juaja. Në planin financiar mos u dekurajoni me tronditjen më të vogël sepse gjithçka mund të rregullohet.
Gaforrja- Do të kuptoheni mjaft mirë me partnerin tuaj sot, megjithatë marrëdhënia juaj nuk do të jetë aq pasionante sa pritej. Mundohuni që nesër ta ndryshoni situatën duke menduar për ndonjë surprizë. Në planin financiar do ju duhet të merrni masa strikte.
Luani- Do të jeni në humor shumë të mirë gjatë kësaj dite dhe do të bëni çdo gjë që marrëdhënia me partnerin/en të ecë më tej. Në planin financiar çdo gjë do të shkojë për mrekulli.
Virgjëresha- Gjatë kësaj dite partneri do ju tregojë disa sekrete që deri më sot nuk kishte mundur dot t’ua shprehte. Kjo do ju afrojë edhe më tepër. Sektori i financave do të ndikohet negativisht nga yjet.
Peshorja- Ka rrezik që jeta në çift të kalojë një krizë gjate kësaj dite. Mos u tregoni kokëfortë dhe mos merrni vendime te nxituara. Buxheti do të ketë disa tronditje te vogla. Me këmbëngulje gjërat do të përmirësohen.
Akrepi- Do të jeni më realistë gjate kësaj dite dhe nuk do hidhni asnjë hap të nxituar pa qenë të sigurtë. Në planin financiar duhet të kurseni më shumë.
Shigjetari- Ndryshimet në jetën tuaj në çift do të jenë rrënjësore sot. Do e largoni sa hap e mbyll sytë rutinën dhe do të përjetoni kënaqësi pafund. Në planin financiar duhet të merrni iniciativa dhe të mos prisni që dikush tjetër t’ua përmirësoje situatën.
Bricjapi- Do të jetë një ditë e mbushur me lajme. Disa mund të kenë situata pozitive në punë, disa të tjerë mund të mësojnë për ardhjen e një fëmije e disa te tjerë mund të marrin propozime serioze. Në planin financiar duhet të ndërmerrni iniciativa për ta përmirësuar edhe më tepër situatën.
Ujori- Jeta sentimentale për ata që janë në një lidhje do shkojë më së miri. Do i tregoni partnerit/es sa shumë e dashuroni me anë të fjalëve dhe gjesteve. Financat do të jenë goxha të stabilizuara dhe madje kjo situatë do të vazhdoje për një kohe të gjatë.
Peshqit- Gjatë kësaj dite nuk duhet të sforcoheni shumë për të pasur një jete sentimentale te qëndrueshme dhe emocionuese. Gjithçka do të shkojë për mrekulli falë ndikimit pozitiv të yjeve. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni shpejt.