Vijon të jetë aktive prej 15 ditësh vatra e zjarrit në malin e Valikardhës në njësinë administrative Zerqan Bashkia Bulqizë.
Flakët janë favorizuar dhe nga temperaturat e larta, por erërat, smogu dhe tymi ka mbuluar të gjithë fshatrat e Fushë-Bulqizës dhe deri në qytetin e Bulqizës, duke u bërë problematik për banorët.
Vatrat e zjarrit janë përhapur në mënyrë të frikshme, duke përfshirë rreth 50 hektarë pyje ahu dhe pishë e zezë duke i demtuar ato.
Bëhet me dije se ka patur dhe ndërhyrje me helikopter nga ajri për ta fikur, por nuk kanë mundur ta fikin. /btvnews.al