Një ngjarje e rëndë është shënuar orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në Greqi. Një motomjet ku udhëtonin dy të rinj ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një tabelë në një stacion autobusi.
Për pasojë ka humbur jetën pasagjeri 18-vjeçar, që sipas mediave greke, është me origjinë shqiptare.
Vdekja e tij ka ardhur pasi ka rënë nga motori dhe ka përplasur kokën me një shtyllë.
Ndërkohë drejtuesi i motomjetit, një shtetas me origjinë greke po 18 vjeç, ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Policia Rrugore e Chanias po heton shkaqet e këtij aksidenti.