E premte, 22 Nëntor, 2024

Marash Kumbulla për ndeshjen me Ukrainën: Ekipi ynë ka shumë cilësi, shpresojmë në fitore!

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi, Marash Kumbulla në një prononcim për fshf.org u shpreh se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e vështirë, por theksoi se Kombëtarja do të futet në fushë vetëm për fitore. Ndër të tjera, Kumbulla tha se në “Air Albania” me mbështetjen e tifozëve gjithçka do të jetë më e thjeshtë.

Ndeshja me Ukrainën – Janë kundërshtarë shumë të vështirë, sidomos Ukraina. Si gjithmonë do të futemi në fushë për të fituar. Me Gjeorgjinë kemi edhe tifozat pasi luajmë në shtëpinë tonë.

Përgatitjet për dy ndeshjet e para në Ligën e Kombeve – Besoj se grupi është gati, jemi stërvitur me intensitet të fortë dhe jemi gati për dy ndeshjet. Ukraina ka ekip shumë të fortë, ka lojtarë të mirë por edhe ekipi jonë ka shumë cilësi. Do të jetë një ndeshje e ekuilibruar dhe e vështirë, shpresojmë që të fitojmë.

Ndeshja ndaj Gjeorgjisë dhe objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve – Tifozat do të na mbështesin si gjithmonë, ashtu si në Europian në Gjermani por edhe në shtëpi në Tiranë. Edhe ndeshja ndaj Gjeorgjisë do të jetë e vështirë, por me mbështetjen e tifozëve do të jetë më e thjeshtë. Do të futemi në fushë për të fituar, por të shohim dy ndeshjet e para. Objektivi është gjithmonë për të fituar.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit