Kjo është hera e parë që Xhaka është pjesë e listës së kandidatëve për këtë çmim të rëndësishëm në futbollin ndërkombëtar.
Ceremonia e ndarjes së “Topit të Artë” do të mbahet më 28 tetor në Paris, ku do të mblidhen personalitete të njohura nga bota e futbollit për të nderuar më të mirët e vitit.
Këtë vit, disa lojtarë të tjerë janë gjithashtu në garë për çmimin, duke përfshirë Vinicius Jr e Jude Bellingham të Real Madridit, Rodri i Manchester City-t, që të gjithë janë konsideruar si favoritë për të fituar ‘Topin e Artë’.
Graniti fitoi Bundesligën me Bayer Leverkusenin pa pësuar asnjë humbje, po ashtu shtoi DFB Pokal dhe Superkupën e Gjermanisë.
Vinicius Zhunior, Xhud Bellingham dhe Rodri, janë 3 futbollistët që raportohet se janë në garë për të fituar Topin e Artë.
Ajo që bie më së shumti në sy është mungesa e Mesit dhe Ronaldos, ata që vendosën diktatin për vite me radhës, tashmë nuk e gjejnë veten në këtë listë prestigjioze. Kjo është hera e parë pas 21 vitesh që Mesi dhe Ronaldo nuk janë në listë. Nuk mungojnë as emrat befasues!