E enjte, 21 Nëntor, 2024

Qazim Laçi: Ndeshje e veçantë me Ukrainën, luajmë në Çeki te stadiumi im…

Mesfushori Qazim Laçi në një prononcim për fshf.org tha se ndeshja e parë ndaj Ukrainës është shumë e veçantë për të, pasi do të luhet në stadiumin e klubit të tij, Sparta Pragë.

Kompeticioni Liga e Kombeve dhe ndeshja e parë me Ukrainën – “Mezi po presim që të vazhdojmë një aventurë të re në kompeticionin Liga e Kombeve. E kemi për detyrë të bëjmë maksimumin pas paraqitjeve në Europian. Për mua është një ndeshje e veçantë me Ukrainën sepse luajmë në Çeki te stadiumi im”.

Ndeshja me Gjeorgjinë në “Air Albania”–”Janë kundërshtarë të fortë, edhe Ukraina dhe Gjeorgjia ishin pjesë të Europianit. Është shumë e rëndësishme që tifozët të vijnë e të na mbështesin si në Gjermani. Do të jetë një moment i bukur për të gjithë lojtarët dhe sidomos për të gjithë tifozët që do të vijnë në stadiumin “Air Albania”, pasi është ndeshja e parë pas Europianit. Kemi shumë nevojë për tifozët për mbështetjen e tyre, si ndaj Gjeorgjisë dhe në ndeshjet e tjera”, përfundoi Laçi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit