Në lidhje me lajmin ka reaguar dhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit, i cili ka bërë një postim emocionues në rrjete sociale. Ai shkruan se puna e palodhshme e të birit ka bërë që ëndrrat e tij të realizohen duke e bërë të gjithë familjen krenare.
Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur me krenari të madhe për mua dhe familjen tonë. Djali im, Graniti, është nominuar për çmimin prestigjioz Ballon d’Or. Ai është i pari shqiptar dhe në të njëjtën kohë lojtari i vetëm zviceran që ka arritur këtë nivel në botën e futbollit, dhe për këtë jemi jashtëzakonisht të lumtur dhe të emocionuar.
Puna e palodhur, përkushtimi dhe sakrificat e tij kanë bërë që ëndrrat të realizohen dhe emri i shqiptarëve të shkruhet në histori. Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe dashurinë që i keni dhënë Granitit ndër vite.
Urime Granit, krenaria jonë!