Dy gjeorgjianë dhe një shqiptar janë përplasur për arsye të panjohura, me pasojë plagosjen e një gjeorgjiani.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e stacionit të policisë Haidari dhe Ndërhyrja e Shpejtë, të cilët kanë arrestuar gjeorgjianin dhe shqiptarin, ndërsa i treti ka mbetur në spital nën roje.
Të dy janë dërguar në prokurori për prishje të qetësisë. Ndaj gjeorgjianit të shtruar në spital është vendosur masa e dëbimit administrativ, sapo ka dalë nga spitali.