E martë, 17 Shtator, 2024

Aksident në “Rrugën e Arbrit”/ Automjeti përfundon në lumë, plagosen rëndë dy të rinj

Aksident në “Rrugën e Arbrit”/ Automjeti përfundon në lumë, plagosen rëndë dy të rinj

Një aksident i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte në rrugën e Arbrit.

Btvnews raporton se një automjet i cili po qarkullonte në rrugën e Arbrit ka përfunduar në lumë.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shkallë të Xibrit, ndërsa si pasojë e përplasjes janë plagosur rëndë dy të rinj, 22 vjeçar nga Bulqiza, J.Gj dhe Sh.D, të cilët ndodheshin në automjetin i cili lëvizte në drejtim të Tiranës.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit