E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Lamine Yamal “braktis” lagjen problematike, ja arsyeja pas vendimit

Lamine Yamal dhe familja e tij kanë vendosur të largohen nga lagja problematike e Rokafondas për të nisur një jetë të re, pas sulmit që la babain e futbollistit të plagosur.

Sipas mediave të huaja, ata do të zhvendosen në “Sant Joan Despi”, pranë qendrës sportive të Barcelonës, ku lojtari spanjoll kalon pjesën më të madhe të kohës.

Më 14 gusht, babai i lojtarit, Munir Nasraui u godit me thikë gjatë natës në lagjen Rokafonda, vendi ku jetonte familja e sulmuesit. Ky ishte dhe momenti kur familja vendosi të largohej nga lagjja, të cilën e shihnin si shtëpinë e tyre më herët. Lamine Yamal, sipas gazetës “Sport”, sapo ka marrë apartamentin në Sant Joan Despi, ka tërhequr dhe familjen e tij.

Në këtë mënyrë, Lamine Yamal dhe familja e tij janë larguar nga lagja Rokafonda pas incidentit që mund t’i kishte kushtuar jetën babait të tij.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit