E enjte, 21 Nëntor, 2024

Bardhi e Braçe replika në Kuvend: Dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers

Deputet i PS-së, Erion Braçe, ka reaguar në sallën e Kuvendit lidhur me një deklaratë të kreut të Grupit Parlamentar demokrat, Gazment Bardhi, i cili paraqiti në Parlament dy biseda, që sipas tij janë bërë në Sky Ecc dhe Encrochat, për caktimin e drejtorit të Policisë së Shkodrës nga grupet kriminale.

Bardhi pretendoi se bisedat i përkisnin vitit 2023, duke cituar edhe emrin “Mondi”. Sipas kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, sot drejtor i Policisë së Shkodrës është pikërisht ky Mondi. Në reagimin e tij, Braçe tha se bisedat nuk janë të vitit 2023 sikundër pretendohet, por të 2020.

“Po hapa bllokun unë për ata që janë zëdhënës të krimit, dyqani i të mbathurave nuk do të vlejë për pampers”, tha Braçe.

Ndërkohë, Gazment Bardhi në vijim të replikave tha se i referohet dokumenteve zyrtare që ndodhen në dosjet e SPAK. “Se kush i bën emërimet në Policinë e Shkodrës e dinë të gjithë. Për Bajrat do të flas një seancë tjetër, por sot po flas për emërimet e Pëllumb Gjokës”, tha Bardhi.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit