E premte, 29 Nëntor, 2024

“Do bëhesh si Berisha”, Basha për replikat me Bardhit dhe Ramës: Poshtë ballkonit të tij u firmos edhe Amnistia e u mbyllën listat

Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar në lidhje me replikat e kryeministrit Edi Rama dhe kreut të Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Basha shprehet se poshtë ballkonit nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes për një copë karrige, poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty firmosi Amnistinë me Berishën për të liruar “të korruptuarit e tij”.

“Teatri i kooperativës Rama-Berisha vazhdon, me gjasme luftë parlamentare. Por poshtë ballkonit nuk janë vetëm ata që kanë humbur rrugën e arsyes për një copë karrike, poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e firmosi Amnistinë me Berishën për të liruar të korruptuarit e tij. Poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse aty e ndryshoi Kodin Zgjedhor me Berishën, për ta mbushur Parlamentin me kamikazë kundër SPAK. Poshtë ballkonit është edhe Edi Rama, sepse koha po vjen që në ballkon të shkojë edhe ai, sepse është përgjegjës për korrupsion madhor dhe minim të demokracisë, ashtu si mësuesi i tij me të cilin bën sikur zihet, por e do fort, sepse pa të nuk qëndron dot në këmbë”, shkruan ai në një postim në rrjetet sociale.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit