Teksa i përgjigjej akuzave të opozitës për mbetjet e Kurum, Edi Rama ka replikuar me kreun e grupit të PD Gazment Bardhin, duke i thënë se akuzat e tij janë të pabazuara.
“Zotëria e pret ekspertizën me gojën hapur me kokën lart, i futet ekspertiza në gojë nga lart, e rrotullon nëpër gojë gjerë e gjatë dhe vjen ta pështyjë këtu.
Se flet për kush jam unë dhe kush është zotëria për fjalët që kemi thënë. Por nëse nuk gaboj është zotëria që tha po erdhi Saliu me flamur në godinë unë iki nga politika.
Nuk iku nga politika, iku nga godina bashkë me flamurin për të mbajtur kokën lart e për të parë Saliun. Është problem i madh dhe problemi më i madh këtu është i atij atje sipër që nuk ngeli balerinë pa i vajtur te parvazi dhe pa i thënë ma ler mua ta tund belin për ty”, tha Rama.