E martë, 26 Nëntor, 2024

Shumë vite partnerë në jetë e në skenë, Gerd Vaso e Enada Hoxha i japin fund martesës?

Çifti i balerinëve të cilët kanë qenë partner në skenë dhe në jetë po përflitet se kanë vendosur që t’i japin fund martesës së tyre, nga e cila kanë dhe një djalë, Roanin.

Deri më tani nuk kemi asnjë reagim nga Enada dhe Gerdi për këto thashetheme, por një lëvizje në rrjetet sociale ka përforcuar më tepër dyshimet e ndarjes.

Teksa Enada mban ende llogarinë e Instagramit me emrin “Enada Gerd Vaso”, balerini ka hapur një tjetër llogari me emrin e vet ku nuk ka postuar asnjë foto me Enadën.

Edhe pse kjo llogari nga balerini është hapur që prej muajit maj as ai dhe as Enada nuk e ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Diçka tjetër që vumë re është se ndonëse balerina nuk ka fshirë postimet e vjetra me partnerin, ajo nuk ka hedhur asnjë foto të re krah tij.

Epo si qëndron e vërteta ne nuk e dimë, e për t’i vënë vulën përfundimisht duhet fjala e fundit e vetë Enadës dhe Gerdit. E deri atëhere ndarja e tyre mbetet thjesht aludim e thashethem!

Artikuj te ngjashem

Me te fundit