Vera e vitit 2024 ishte më e nxehta në histori. Sipas Shërbimit të Ndryshimeve Klimatike Copernicus, ky sezon ishte më i ngrohti në të gjithë Evropën, me 1.54 gradë Celsius mbi mesataren afatgjatë 1991-2020, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm nga viti 2022.
Gushti ishte gjithashtu muaji i 13-të në një periudhë 14-mujore, ku temperatura mesatare globale tejkaloi 1.5 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale. Deri më tani këtë vit temperatura mesatare globale ka qenë 0.7 gradë Celsius mbi mesataren e viteve 1991-2020, që është më e larta në rekord.
Prandaj, ka gjithnjë e më shumë gjasa që viti 2024 të konsiderohet viti më i ngrohtë i regjistruar globalisht, sipas shërbimit të jashtëm i BE-së për klimën. Në të gjithë botën kemi parë valë të nxehtit dhe mot ekstrem që kanë ndikime. Ngjarjet ekstreme të lidhura me temperaturën e dëshmuar këtë verë do të bëhen më intensive”, tha Zëvendësdrejtoresha e Copernicus.
Në të gjithë Evropën, rekordet e temperaturës janë thyer gjatë verës. Austria ishte më e ngrohta në histori. Ndërsa nxehtësia në të gjithë Evropën ishte e përqendruar në zonat jugore dhe lindore, ishte më e ftohtë në të gjithë Republikën e Irlandës, Britaninë e Madhe pjesët perëndimore të Portugalisë, Islandën dhe Norvegjinë jugore.