Mesfushori i Barcelonës, Dani Olmo do të qëndrojë jashtë fushave për rreth 4 deri në 5 javë pas një dëmtimi që pësoi ndeshjen e mbrëmshme.
Ky lajm është konfirmuar nga vetë klubi përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
Është një goditje e vërtetë për Olmon dhe Barcelonën pasi futbollisti kishte bërë një nisje të shkëlqyeshme duke shënuar tre gola në po aq ndeshje.
Ai tani do të mungojë në ndeshjet kundër Vijareal, Getafe, Osasuna, Alavesh dhe Sevija në La Liga dhe gjithashtu ka të ngjarë të jetë një dyshim për “El Clasico” e parë të dielën, 27 tetor. Olmo do të humbasë gjithashtu ndeshjet e Championsit kundër Monakos, Joung Bojs dhe ndoshta edhe Bajern Munihut.