E hënë, 25 Nëntor, 2024

Profili i atentatorit/ Ëndërronte të luftonte në Ukrainë, kush është 58-vjeçari që dyshohet se tentoi të vriste Donald Trump

Emri i tij është Ryan Wesley Routh, 58 vjeç, ai menaxhon Camp Box në Honolulu dhe donte të bënte tre gjëra kryesore në jetë: të luftonte në Ukrainë, të rekrutonte ish-ushtarë afganë dhe t’i dërgonte në Tajvan për të mbrojtur ishullin nga pushtimi kinez.

Një kritik i Trump në mediat sociale: Routh postoi në X në lidhje me atentatin ndaj ish-presidentit në korrik, duke inkurajuar Presidentin Joe Biden dhe Zëvendës Presidentin Kamala Harris që të vizitonin të plagosurit.

“Trump nuk do të bëjë kurrë asgjë”, shkroi Routh.

Për gjendjen e shëndetit mendor të Routh nuk dihet asgjë, nuk ka ekspertizë klinike, ndaj edhe nuk mund të arrihet në konkluziuone përfundimtare, por nëse ato janë mesazhe autentike dhe autori është me të vërtetë vrasësi i supozuar, ai nuk duket si një person shumë normal, shkruan La Repubblica.

Ashtu si Thomas Matthew Crooks, sulmuesi i Butlerit, kishte kërkuar trajtim në internet për raste të rënda depresioni.

Ndërkohë sipas mediave amerikane 58-vjeçari është një person me precendentë penalë. Në vitin 2002, kur ishte vetëm 36 vjeç ai u arrestua në Karolinën e Veriut për posedim të një mitralozi. Ndër precedentët në dosjen kriminale të Routh janë përveç mbajtja fshehurazi e armëve, janë edhe mbajtja e sendeve të vjedhura, rezistenca ndaj një zyrtari publik, drejtimi i mjetit me patentë të pezulluar dhe krime të tjera të më të vogla.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit