E enjte, 21 Nëntor, 2024

Asllani: Rinovimi është pikënisje, tek Inter ka gjithmonë dëshirë për të fituar

Kristjan Asllani dhe Inter do të vijojë rrugëtimin së bashku deri në 2028. Mesfushori shqiptar rinovoi me zikaltërit ekip që e konsideron si një shtëpi. Asllani e quan një pikënisje këtë hap.

“Jam krenar për këtë kontratë, por e shikoj si një pikënisje. Unë mendoj se ka ende për t’u përmirësuar. Stërvitem çdo ditë me kampionë dhe ky rinovim është edhe prej ndihmës që më kanë dhënë”.

Kristjan Asllani mbërriti tek Interi në sezonin 2022-2023 dhe deri më tani ka fituar 4 trofe mes tyre kampionatin italian sezonin e kaluar. Synimi është që të përsërisë këto suksese.

“Këtu ka gjithmonë dëshirë për të fituar. Do të luftojmë që të marrim ndonjë trofe edhe pse është e vështirë ta përsërisësh, por do të japim maksimumin”.

Kristjan Asllani ka luajtur 64 ndeshje me Inter. Ai ka shënuar 1 gol dhe ka dhënë 2 asiste.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit