Reperi i njohur Fero Fera, mbrëmjen e sotme ka marrë një vëmendje mjaft të gjerë prej publikut nga postimi i fundit shqetësues që ka bërë në llogarinë e tij personale të Instagram-it.
Përmes një shkrimi të publikuar në InstaStory, Fero ka kërkuar ndihmën e mediave vendore për ta mbështetur në një çështje të rëndësishme, që dëshiron ta bëjë publike. Ai thekson se po përballet me një padrejtësi që, sipas tij, po i bëhet nga organet e drejtësisë.
“I thërras të gjitha mediat që të më lajmërohen sepse jam në shqetësim të madh, është duke më u bërë një padrejtësi shumë e madhe prej organeve të ligjit zbatues më saktësisht Gjykatës së Gjilanit. Jam i thyer emocionalisht shumë dhe jam në depresion të rëndë”, ka shkruar reperi nga Gjilani në mesazhin e tij të sinqertë. Situata mbetet e paqartë për momentin, ndërsa pritet që mediat vendore të ndërhyjnë për të hedhur dritë mbi rrethanat e plota të çështjes.