E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Mbaje çadrën me vete. Herë pas here do të bjerë shi

Ditën e sotme, vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të paqëndrueshmë, kjo si rezultat i ndikimit që jep periferia e një qendre me presion të ulët e pozicionuar mbi Gadishullin Apenin prej disa ditësh tashmë.

Po ashtu dhe kontrastet termike të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore dhe verilindore.

Moti parashikohet të jetë me alternime vranësirash e intervale të herëpasherëshme kthjellimesh. Reshjet e shiut parashikohen të jenë të herëpasherëshme me intensitet të ulët, si dhe shtrëngata të izoluara lokale që prej orëve të para të 24 orëshit fiillimisht në Jug të vendit.

Mbaje çadrën me vete. Herë pas here do të bjerë shi

Reshjet do të shpërndahen edhe në pjesën qendrore me intensitet të ulët dhe do të vijojnë të jenë në formën e shtrëngatave të herëpasherëshme afatshkurtra gjatë gjithë ditës, por kryesisht të përqëndruara në relievet malore të vendit.

Gjatë orëve të mbrëmjes reshjet rrisin intensitetin, kryesisht në jug të vendit. Mjegull dhe shikim i reduktuar në orët e para të mëngjesit, si dhe në momentin e reshjeve.

Era do të fryjë me drejtim verilindje-juglindje me shpejtësi mesatare 2-8m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, male e lugina era fiton shpejtësi 8-15m/sek, shoqëruar me valëzimin në dete të forcës 2-3 ballë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit