E enjte, 21 Nëntor, 2024

Rama mbledh kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve, në fokus përgatitja për zgjedhjet 2025

Asambleja e PS, Rama kërkon mandatin e 4: Ne deputetët e vjetër garojmë me lista të hapura, PD merr më pak vota se në 1997
Edi Rama publikon emrat: Cilët do të jenë drejtuesit politikë të PS në qarqe

Kryeministri i vendit, Edi Rama mbledh në orën 14:00 kryebashkiakët dhe drejtuesit e qarqeve në Pallatin e Kongreseve.

Në fokus të kësaj mbledhje do të jenë strategjitë për përgatitjen e fushatës për zgjedhjet 2025.

Të dielën e 8 Shtatorit, Edi Rama bëri publikë emrat e drejtuesve politikë të PS në qarqe. Në Qarkun e Tiranës ra në sy shtimi i dy emrave të tjerë, Spiropalit dhe Manastiriliut.

Ndërkohë, të shtunën e kaluar, PS mblodhi Asamblenë e Tiranës, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama, si dhe drejtuesit politikë të qarkut, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu.

Takimi me dyer të mbyllura zgjati rreth 1 orë e 40 minuta dhe kishte në fokus përgatitjet për zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

Mësohet se kreu i socialistëve u ka kërkuar angazhim maksimal anëtarëve dhe intensifikim të komunikimit me qytetarët.

Rama ka kërkuar që strukturat e partisë t’u ofrojnë mbështetje të rinjve që duan t’i bashkohen kësaj force.

Emrat e drejtuesve të qarkut:

Tiranë – Elisa Spiropali, Erion Veliaj dhe Ogerta Manastirliu

Durrës – Emirjana Sako

Shkodër – Benet Beci

Lezhë – Ulsi Manja

Dibër – Blendi Gonxhe

Kukës – Pandeli Majko

Elbasan – Arbjan Mazniku

Fier – Belinda Balluku

Korçë – Niko Peleshi

Gjirokastër – Mirela Kumbaro

Berat – Ervin Demo

Vlorë – Bledi Çuçi

Për Diasporën – Taulant Balla

Artikuj te ngjashem

Me te fundit