E enjte, 19 Shtator, 2024

Vajza 19 vjeçare mbeti e bllokuar brenda banesës së përfshirë nga flakët, “shqiponjat’ e shpëtojnë! Ja si është gjendja e saj

Një 19-vjeçare, e cila mbeti e bllokuar brenda banesës së përfshirë nga flakët, është shpëtuar nga forcat “Shqiponja”.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, në të cilën kishte rënë zjarr, ndërsa rrezikohej jeta e 19-vjeçares së bllokuar brenda.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri”, njoftoi policia.

Raportohet se e reja me iniciale E. D., ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1 dhe ato të Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” ndihmojnë një shtetase që kishte mbetur e bllokuar në banesën e saj, pasi kishte rënë zjarr.

Mbrëmjen e djeshme, Policia ka marrë njoftim se në një banesë në rrugën “Sali Nivica”, kishte rënë zjarr dhe një shtetase rrezikonte jetën, pasi kishte mbetur e bllokuar brenda në banesë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, bashkë me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe i kanë dhënë ndihmë shtetases E. D., 19 vjeçe, e cila kishte mbetur e bllokuar brenda banesës që ishte përfshirë nga zjarri.

19-vjeçarja është jashtë rrezikut për jetën.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes dhe veprimet e para hetimore dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë.

Artikuj te ngjashem

Me te fundit