Pak ditë pas vrasjes së dyfishtë të dy vëllezerve në fshatin Kurjan të Roskovecit, Prokuroria e Fierit ka ngritur akuzë për 6 persona. Autori i vrasjes për organin e akuzës është Altin Kuka i cili qëlloi me breshëri në drejtim të Gramoz dhe Lavdimir Kurtaj të cilët mbetën të vdekur në vend.
Dy djemtë e tij Erid dhe Emarius Kuka akuzohen si bashkëpunëtorë e po ashtu edhe Tomorr Zyka i cili u arrestua, pasi po largohej bashkë me një nga djemtë e 49-vjeçarit. Për armëmbajtje pa leje akuzohet edhe babai i Altin Kukës i cili u la në arrest shtëpie nga gjykata pak ditë më parë. Ndërkohë 49-vjeçari dhe 3 bashkëpunëtorët u lanë në burg nga togat e zeza.
Ndërkohë Prokuroria e Fierit po heton në gjendje të lirë edhe një të mitur i cili mendohet se ka qenë i pranishëm në momentin që ka ndodhur konflikti mes të rinjve që u bë shkak edhe për vrasjen e dyfishtë.
Ngjarja ndodhi në lokalin e Fshatit Kurjan ndërsa pas krimit Altin Kuka u vetëdorëzua në polici duke deklaruar se e kreu vrasjen për të marrë hakun për djalin.