E enjte, 21 Nëntor, 2024

Dibër/ Përplasi me mjet një fëmijë dhe më pas u largua, vihet në pranga 16- vjeçari

Policia e Dibrës ka vënë në pranga autorin e një aksidenti të ndodhur, pasi përplasi një të mitur.

Sipas policisë, autori një 16- vjeçar me inicialet A.K., pas përplasjes së të miturit është larguar ngë vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Dibër/Përplasi me automjet një fëmijë të mitur, dhe u largua nga vendi i aksidentit, identifikohet, kapet dhe shoqërohet në Komisariat drejtuesi i automjetit.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale të kryera me zbardhjen e rrethanave të një aksidenti të ndodhur rreth orës 18.00, në lagjen Kamen, ku u përplas një fëmijë i mitur, shërbimet e Policisë, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe shoqërimin e drejtuesit të automjetit, shtetasit A.K., 16 vjeç.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve në vendngjarje. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit