Një aksident ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku një 33-vjeçar është përplasur me nje pemë.
33-vjeçari ka drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shtetas (pasagjer në automjet), të cilët po marrin trajtim në spitalin Rajonal të qytetit të Peshkopisë.
Njoftimi i policisë:
Dibër
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Dibër, bënë arrestimin e shtetasit A.T., 33 vjeç, banues në fshatin Blliçe, Dibër.
33-vjeçari në orët e para të mëngjesit të sotëm, duke drejtuar automjetin e tij në gjendje të dehur, është përplasur me një pemë në anë të rrugës, dhe për pasojë kanë mbetur të lënduar 2 shtetas (pasagjer në automjet), të cilët po marrin trajtim në spitalin Rajonal të qytetit të Peshkopisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /btvnews.al