E diel, 24 Nëntor, 2024

Aksidentet në bypassin e Murrizit, bëhen të frikshme

Ditët me lagështi nuk janë aspak të sigurta për të udhëtuar në drejtim të Tiranës apo Qarkut Dibër nëpërmjet rrugës së Arbrit, sidomos në bypassin e Murrizit. Një nga kthesat në fshatin Bastar Murrize vijon të jetë rrezik potencial për aksidente. Mbrëmjen e së premtes në vetëm pak minuta u regjistruan dy aksidente të cilat fatmirësisht nuk patën pasoja në jetë njerëzore. Dy automjete tip benz u përplasën kokë më kokë, duke shkaktuar disa të lënduar.

Ndërkohë po në të njëjtin vend një automjet tip Rang Rover që lëvizte në drejtim të Tiranës ka dalë nga rruga duke përfunduar mbi varreza. Për fat në mirë familja 4 anëtarëshe që ndodhej në të ka pësuar vetëm lëndime të lehta.

Nga aksidentet janë regjistruar dëme të mëdha materiale. Si rezultat i këtyre aksidenteve u bllokua qarkullimi duke shkaktuar radhë kilometrike në të dy anët e lëvizjes. Është dashur ndërhyrja e policisë që pas dy orësh rruga të hapet për lëvizjen e automjeteve. /btvnews.al

Artikuj te ngjashem

Me te fundit